Gjysma e punëtorëve me paga të ulëta? LSDM ngre alarmin për standardin e jetesës
LSDM-ja drejtoi kritika të ashpra ndaj për pushtetit për siç tha rrënimin e standardit të qytetarëve. Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, pjesa më e madhe e punëtorëve, madje deri në 50 për qind, marrin pagë mes 24.000 dhe 36.000 denarësh. Kjo është nën pagën mesatare në vend, thonë nga LSDM. Ajo shtoi se, ndërsa shpenzimet e jetesës rriten, pushteti refuzon të marrë masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve.
„Jeta u bë tepër e shtrenjtë. Kriza nuk qetësohet. Shtrenjtimi i karburanteve është një goditje e re çmimesh për qytetarët dhe do të sjellë një shtrenjtim të ri të çmimeve të ushqimeve. Pagat nuk e ndjekin rritjen e çmimeve, ushqimi u bë luks, faturat janë tepër të larta. Ndërprerja e rritjes së pagave dhe refuzimi i qeverisë së Mickoskit për ta ngritur pagën minimale në 600 euro çon drejtpërdrejt në varfëri në familjet e punëtorëve. Prindërit duhet të mendojnë për çdo denar, janë të detyruar të heqin nga vetja për t’u siguruar kushtet bazë fëmijëve të tyre.“ tha Simona Cvetanovski, LSDM. / alsat.mk








