Gladbahu ka trajnerin më të shtrenjtë në Bundesligë!

Borusia Mynshenglladbah ka vendosur një rekord për futbollin gjerman së fundmi, teksa ka nënshkruar me trajnerin Adi Hutter.  Drejtuesit e Glladbahut kanë paguar 7.5 milionë euro për të liruar nga kontrata me Aintraht Frankfurtin.

- Advertisements -

 

 

Në fund të sezonit, trajneri austriak do të largohet nga Frankfurti për të marrë drejtimin e Gladbahut. Nuk mbaron me kaq, pasi përveç 7.5 mln eurove, Gladbahu mund të paguajë edhe 5 milionë të tjera si bonuse në bazë të ecurisë së ekipit nën drejtimin e Huterit.

Gladbahu ka vendosur një rekord duke paguar 7.5 mln euro për të nënshkruar me një trajner. Adi Hutter ka qenë fantastik deri më tani me Frankfurtin, ku ka bërë një punë të shkëlqyer. Ai do të pasojë në stol në fund të sezonit, Marco Rosen, i cili ka firmosur për Borusia Dortmund.

LEXO EDHE:

Back to top button