Glauk Konjufca e ‘ngacmon’ pak Albin Kurtin derisa plasin të qeshurat në Kuvendin e Kosovës

Pas marrjes së fjalës së kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, kanë plasur të qeshurat në Kuvend.

Derisa Kurti ia nisi të fliste për raportin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë, deputetët po bënin zhurmë, çka e shtyri ndërhyrjen e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Ju lutem qetësi, se po thotë gjëra me rëndësi…”, tha Konjufca, çka bëri që të plasin të qeshurat në Kuvend.

Ndryshe, Kurti para deputetëve tha se ai sot nuk ka folur për dialogun, por për marrëveshjet e arritura deri më tani ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Opozita e ka kritikuar ashpër Kurtin për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

LEXO EDHE:

Back to top button