Goce Sedloski ulet në pankinën e FC Shkupit?!

FC Shkupi gjatë kësaj jave do të caktojë trajnerin e ri, i cili do të drejtojë skuadrën nga Çairi deri në fund të sezonit. Burime brenda klubit shkupjan bëjnë me dije se bisedimet janë zhvilluar me disa trajner vendor, mirëpo më afër mbylljes dhe firmosjes së kontratës është Goce Sedloski.

 

Drejtuesit e klubit gjatë javës së kaluar potencuan për ALSAT se më afër pankinës është një trajner i njohur nga vendi, por pa potencuar emrat, duke dëshiruar që të mbajnë në sekret emrin e trajnerit të ri. Sedloski në karriren e tij si trajner, ka drejtuar skuadrat e Matersburgut, Horizont Turnovës, Vardarit, Rigës, Shiroki Brijegut dhe së fundit skuadrën kroate të Dinamo Zagrebit B. Brenda ditës së sotme ose nesër, pritet që të zyrtarizohet Goce Sedloski në pankinën e FC Shkupit. Kujtojmë se skuadra shkupjane në fundjavë u drejtua nga kordinatori i shkollës, Jeton Musliu, duke shënuar fitore 1-0 në Strumicë, kundër Akademia Pandevit.

LEXO EDHE:

Back to top button