Fetahu: Muaji i Ramazanit po na vjen me vlera dhe begati, të respektojmë masat

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e muajit Ramazan. Fetahu, ka bërë të ditur se nesër është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai theksoi se edhe ky Ramazan e ka gjetur njerëzimin në gjendje të jashtëzakonshme nga shkaku i pandemisë së COVID-19.

“Muaji i Ramazanit po na vjen me vlera dhe begati të shumënumërta, me të cilat formojmë dhe ngritim lartë personalitetin tonë të besimtarit të denjë.Prandaj kujdesi i nivelit të lartë dhe disiplina precize e jona për të respektuar të gjitha rekomandimet me qëllim mbrojtjen nga kjo sëmundje, do të jetë një vlerë e jona në këtë muaj të shenjtë për të dhënë kontributin e vazhdueshëm për tejkalimin e kësaj gjendjeje, andaj, le të jetë ky muaj një inspirim i gjallë për ngritjen e vetëdijes sonë për të dalë nga kjo gjendje e vështirë shëndetësore”, u shpreh Fetahu në mesazhin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button