Godelli rezulton me doping, reagon peshëngritësi shqiptar

Në njoftimin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Testimeve (ITA), Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv ndaj substancave të ndaluara në testimin e bërë më 19 prill 2023, periudhë kjo kur 31-vjeçari ishte pjesë e kombëtares së Shqipërisë, në Kampionatin Europian në Jerevan të Armenisë. Në njoftim thuhet se Godelli ka rezultuar pozitiv me substancën “enobosarm”.

Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë sportisti nga Peqini në një status të tijin në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk e ka përdorur për doping dhe këtë gjë do ta sqarojë sipas tij në testin B të analizës.

Substanca e gjetur në trupin e sportistit shqiptarë është “SARM”, sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA. Ajo është i ndaluar dhe konsiderohet si doping që nga viti 2008 nga Agjencia Botërore e Antidoping (ËADA), ndërkohë që rasti i parë i kapur me këtë lloj substance ishte në vitin 2013, çiklisti rus Nikita Novikov.

Ky është rasti i dytë i pozitivitetit, nëse konfirmohet zyrtarisht për Godellin, pas atij të 2014-s, ku u shpall kampion bote bashkë me Romela Begajn, ku të dy rezultuan pozitivë./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button