Uimbëlldoni mbaron për Uiliamsin, lëndohet 43-vjeçarja

Pas dy vitesh, Venus Uiliams lajmëroi rikthimin e bujshëm në turneun e Uimbwlldonit, aty ku tenistja amerikane ka mundur të fitojë në pesë raste. Por, turneu këtë herë përfundoi më shpejt se sa mund ta kishte menduar 43-vjeçarja dhe tifozët e saj.

Ajo u eliminua në raundin e parë nga Elina Svitolina me ukrainasen që e mundi Venus në dy sete me shifrat 4-6 dhe 3-6. Megjithatë, rezultati mund të ishte ndryshe pasi Venus Uiliams nuk pati fatin në anën e saj dhe vetëm pas tre lojërave të para dëmtoi gjurin. Amerikania u nis me shpejtësi drejt rrjetës, por aty rrëshqiti duke dëmtuar gjurin.

Ulërimat e legjendës në tenisin e femrave e bënë të qartë shkallën e dëmtimit, megjithatë 43-vjeçarja nuk pranoi të tërhiqej dhe vijoi ndeshjen, por që e pati të pamundur për ta përballuar në aspektin fizik dhe në fund përfundoi e eliminuar.

LEXO EDHE:

Back to top button