Interi refuzon ofertën prej 40 mln euro për Onana-n

Mançester Junajtedi ka dërguar bërë ofertën e parë për Andre Onana, por me vetëm 40 milionë euro plus bonuse, e cila është refuzuar menjëherë nga Interi, derisa Çellsi dhe Al-Nassr janë në pritje.

Portieri është vlerësuar me 60 milionë euro, kështu që besohet se një marrëveshje mund të arrihet për 50 milionë euro para të gatshme, plus 10 milionë euro të tjera bonuse. Pas disa javësh bisedimesh, “Sportitalia” pretendon se propozimi i parë zyrtar ka ardhur nga “Djajtë e Kuq”, dhe nuk është aspak afër asaj që ‘zikaltërit’ prisnin.

Situata po bëhet gjithnjë e më e tensionuar për Man. Juanjted , sepse Al-Nassr thuhet se iu bashkua garës për reprezentuesin kamerunas, së bashku me interesimin nga Çellsi. Për më tepër, Interi është i gatshëm të caktojë një afat deri më 20 korrik ose për të gjetur një blerës për Onanën ose për të mbajtur portierin, pasi do të ishte shumë e vështirë atëherë për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button