Golden Stejt Uarriors, siguron finalen e 6-të në 8-tet e fundit

Pas mungesës në play-off-et në vitet 2020 dhe 2021, Golden Stejt Uarriors do të luajnë në finalen e madhe të NBA-S. Ata janë skuadra e parë që bën gjashtë paraqitje në finale në një hark kohor tetëvjeçar që kur Çikago Bulls i udhëhequr nga Majkëll Xhordan arriti diçka të ngjashme.

Klej Tompson shënoi 32 pikë, Endrju Uigins shtoi 18 pikë dhe 10 kërcime, Drejmond Grin shënoi 17 pikë dhe Kerri 15 pikë dhe 9 asiste për Golden Stejt Uarriors. Në anën tjetër, Luka Donçiç, pas një “ngërçi” në fillim të takimit, u rikthye fuqishëm në lojë për të shënuar 28 pikë. Gjithsesi, kjo nuk i mjaftoi yllit slloven për ta shpëtuar skuadrën e tij nga eliminimi.

Tani Golden Stejt Uarriors do të presë fituesin e finales së Konferencës Lindore mes Bostonit dhe Majamit, më 2 qershor, në ndeshjen e parë të finaleve të NBA. Bostoni mban një epërsi 3-2 para ndeshjes së 6-të, në shtëpi, të premten mbrëma.

LEXO EDHE:

Back to top button