Ardian Bujupi dhe Noizy lansojnë këngën e re “Aventura”

Ardian Bujupi dhe Noizy lansojnë këngën e re “Aventura”

Dy artistët e njohur shqiptarë, Ardian Bujupi dhe Noizy, kanë publikuar në mesnatë projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re verore ritmike të quajtur “Aventura”, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Producimi është realizuar nga EngliVersal, kurse për miksimin dhe masterizimin u kujdes Jetmir „9Milli“ Sherifi.

Dyshja vijnë me paraqitje atraktive, ndërkohë që klipi është shoqëruar me skena të ndryshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky duket se është bashkëpunimi i parë i tyre, i cili besohet se do të shndërrohet në një hit veror.

Këngën e plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Bujupit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ardiani përkundër se jeton dhe vepron në Gjermani, ai shpesh realizon këngë e bashkëpunime me artistë që veprojnë në tregun muzikor shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button