Google heq aplikacionet për inçizim të bisedave, nga Play Store

Google prezanton rregulla të reja kur bëhet fjalë për regjistrimin e thirrjeve zanore. Duke filluar me Android 10, Google ka hequr aftësinë për të regjistruar thirrjet dhe nga 11 maji do të zbatojë rregulla të reja për dyqanin e saj në internet Google Play për të parandaluar aplikacionet e palëve të treta që të përdorin API të Accessibility për të regjistruar thirrjet zanore.

Këto ndryshime përfaqësojnë hapa drejt privatësisë dhe sigurisë më të madhe pasi ligjet e regjistrimit të thirrjeve ndryshojnë në mbarë botën. Megjithatë, ky ndryshim nuk do të ndikojë në sistemin dhe aplikacionet e para-instaluara që kanë leje për të regjistruar biseda.

LEXO EDHE:

Back to top button