Google Maps bëhet produkti i radhës i kompanisë që arrin 2 miliardë përdorues
Google Maps bëhet produkti i radhës i kompanisë që arrin 2 miliardë përdorues
Gjatë publikimit të raportit financiar të tre mujorit të tretë të Alphabet, CEO Sundar Pichai tha se Google Maps është produkti më i fundit që kalon 2 miliardë përdorues.
Prej Majit 2024 Google kishte vetëm 6 produkte me mbi 2 miliardë përdorues: Google Search, Gmail, Android, Chrome, Play Store dhe YouTube. Të gjitha këto platforma përdorin modelet AI të Gemini.
Pichai theksoi se Google po punon në mënyrë të vazhdueshme për të përmirësuar performancën dhe shtuar funksionalitetet e modeleve.
Google ndau edhe informacione të tjera për produktet e saj. Opsioni Circle to Search është i disponueshëm në 150 milionë pajisje Android.
Google Lens përdoret në mbi 20 miliardë kërkime vizuale në muaj. Ndërkaq të ardhurat nga reklamimi dhe abonimet të YouTube u rritën në 50 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian