Google zhvillon mjet të AI-së si bashkëveprues të shkencëtarëve

Google zhvillon mjet të AI-së si bashkëveprues të shkencëtarëve

Kompania teknologjike Google ka zhvilluar një mjet të inteligjencës artificiale për të vepruar si bashkëpunëtor virtual për shkencëtarët biomjekësorë, raportoi të mërkurën Reuters.

Mjeti i ri, i testuar nga shkencëtarët në Universitetin Stanford në SHBA dhe Kolegjin Imperial në Londër, përdoret për të ndihmuar shkencëtarët të sintetizojnë sasi të mëdha të literaturës dhe të gjenerojnë hipoteza të reja, ka njoftuar kompania.

Njësia e inteligjencës artificiale e Googlet, DeepMind, e ka bërë shkencën prioritet dhe shefi i kësaj njësie, Demis Hassabis ishte bashkëpërfitues i një çmimi Nobel në kimi vitin e kaluar për teknologjinë e zhvilluar në njësinë e AI-së.

Në një eksperiment mbi fibrozën e mëlçisë, Google tha se të gjitha qasjet e sugjeruara, ku është bashkëvepruar me inteligjencën artificiale, treguan aktivitet dhe potencial premtues për të penguar shkaqet e sëmundjes.

LEXO EDHE:

Back to top button