Gostivar, ndërron jetë çiklisti që u godit mbrëmë nga vetura

Një çiklist ndërroi jetë nga lëndimet e marra në fatkeqësi komunikacioni në rajonin e

Një person ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra gjatë fatkeqësisë së komunikacionit që ndodhi në fshatin e Gostivarit, Çajle.

Sipas informatave të SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Gostivar – Çegran, automjeti “audi” me targa të Gostivarit e goditi O.O. (72) nga Çajle i cili ishe në biçikletë. Nga goditja, çiklisti mori lëndime, pas çka u dërgua në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit. Për shkak të lëndimeve të rënda, ai u dërgua në klinikat e Shkupit, ku rreth orës 22:30 iu nënshtrua plagëve.

Vozitësi i automjetit “audi” J.I. (23) është mbajtur në stacionin e policisë, ndërsa ekipi i SPB Gostivar ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button