Zgjedhjet në Mal të Zi, 24 mijë shqiptarë kanë të drejtën e votës


Ka nisur sot procesi i votimit në Mal të Zi në mënyrë normale dhe vijon edhe tani, pa shënuar ndonjë incident të rëndë.

Në shtetin malazez, kanë të drejtën e votës 24 mijë shqiptarë dhe pjesa më e madhe e tyre jetojnë në Tuz. Vetëm në Tuz ka 7 qendra votimi.

Shqiptarët këtë herë kanë mundësinë që të votojnë për partitë politike shqiptare. Votimi që ka nisur në orën 07.00 pritet të mbyllet në orën 20.00.

Në total, kanë të drejtën e votës në Mal të Zi më shumë se 540 mijë qytetarë, të cilët do të zgjedhin përbërjen e re të parlamentit në shtetin malazez. Në këto zgjedhje parlamentare, marrin pjesë 11 lista zgjedhore, nga të cilat 6 kanë koalicione dhe 5 parti politike.

Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione. Partia e Milo Gjukanovic kërkon fitoren e 11-të, ndërsa ka plot 30 vjet në pushtet.

Ekspertët shohin më shumë “luftën politike” mes partive opozitare pro serbe dhe asaj të Gjukanoviç, që ka gjatë në pushtet, por është pro perëndimore.

LEXO EDHE:

Back to top button