Gostivar, përleshje fizike mes dy personave për një vend-parkim

Gostivar, përleshje fizike mes dy personave për një vend-parkim

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një konfrontim fizik mes dy personave për një vend-parkim. Policia po punon ën zbardhjen e plotë të rastit, shkruan Alsat.

“Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (06-tetor) në ora 17.00 kanë ndaluar 50-vjeçarin N.I. nga Gostivari dhe 30-vjeçarin J.O. nga Vrapçishti i Gostivarit, të cilët rreth pesëmbëdhjetë minuta më parë kishin pasur një konfrontim fizik në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar, për shkak të keqkuptimeve të ndërsjella lidhur me parkimin e veturave të tyre. Ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button