Grabitësit ia rrahin gruan dhe i marrin para dhe gjëra të vlevshme

Disa persona me kapuç kanë sulmuar shtëpinë e Xhastin Klajvertit gjatë mbrëmjes së mërkurë dhe kjo nuk është hera e parë që kjo i ndodh një lojtari të Valencias këtë sezon.

Duke përfituar nga mungesa e lojtarit, të përqendruar në Majorka për të luajtur një ndeshje lige, ata janë futur në shtëpinë e holandezit në periferi të kryeqytetit të Turias.

Sulmuesit kanë rrahur partneren e Klajvertit dhe i kanë marrë plaçkë afër 200 mijë euro bizhuteri dhe ora dore. Sipas “Valencia Plaza”, grabitja ndodhi kur gruaja e Klajvertit u kthye nga shëtitja e qenit gjatë natës. Plaçkitësit e rrahën atë që ajo t’u tregonte se ku ndodheshin gjërat me vlerë dhe sipas “Gardës Civile”, sulmi nuk zgjati më shumë se pesë minuta.

Partnerja e lojtarit thuhet se është mirë, me tronditje në trup, por me lëndime të lehta. Klubi ka bërë me dije se futbollisti po qëndron në Majorka për të luajtur ndeshjen e vlefshme të La Ligas me skuadrën Los Che. Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që një lojtar pëson një sulm në shtëpinë e tij. Ishte edhe Samu Kastileho ai që pësoi një grabitje në shtëpinë e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button