Veterani pa këmbë ngjitet në Everest

Veterani pa këmbë ngjitet në Everest

Ish-ushtaraku britanik, Hari Budha Magar, i cili është një veteran i luftës në Afganistan, ku ka humbur të dyja këmbët, është bërë personi i parë me të dyja gjymtyrët e poshtme të amputuara që ngjit malin e Everestit. 44-vjeçari që luftoi në Brigadat Gurkha, një njësi speciale e ushtrisë britanike e përbërë nga ushtarë nepalezë humbi dy gjymtyrët e poshtme në vitin 2010 kur shkeli mbi një minë. Por kjo nuk e pengoi Magar që të ndiqte ëndrrat. Ai tashmë është një alpinist që thyen rekorde prej vitit 2017. “Fokusi im kryesor për pjesën tjetër të jetës sime do të jetë të punoj për të rritur ndërgjegjësimin për aftësinë e kufizuar“, tha Magar pas kthimit të tij në Katmandu.

LEXO EDHE:

Back to top button