Grabitje e armatosur në Gjilan, një i arrestuar

Grabitje e armatosur në Gjilan, një i arrestuar

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, ku është arrestuar një person.

Lidhur me rastin, është konfiskuar një armë zjarri.

“Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë. Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek.”, ka bërë të ditur Policia.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:

Back to top button