Grabitje me armë në Korçë

Tre persona dyshohet se kanë vjedhur një sasi lekësh në banesën e kambistit Sh. M.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 1 , në rrugën e “Bilbilave” në qytetin e Korçës.

Mësohet se një nga autorët është arrestuar i cili aktualisht ndodhet për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pasi ka marrë lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, ku ka tentuar të shmangë kapjen nga ana e tyre, ndërsa dy të tjerët janë larguar.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës si edhe po kryhen veprime të tjera hetimore, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button