Graham Poter: Jam i zhgënjyer vetëm nga rezultati

Graham Poter ka debutuar me barazim si trajner i ri i Çellsit. Londinezët u ndalën në barazim 1-1 nga skuadra austriake RB Salzburg në “Stemford Brixh”. Graham Poter udhëhoqi skuadrën në ndeshjen e tij të parë , ku ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi, por jo nga loja.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin në fund, mendoj se djemtë dhanë gjithçka duke luajtur me të vërtetë mirë. Ata sulmuan mirë dhe shënuan një gol të mirë. Humbën pak ritëm gjatë pjesës së dytë por u përgjigjën mirë përsëri, portieri i tyre bëri disa pritje të mira.

Ndaj në përgjithësi, jemi të zhgënjyer me rezultatin, nuk ishte e thënë të ndodhte për ne sot. Nuk është e thjeshtë të kontrollosh Salzburgun dhe mënyrën se si luajnë, duhet vlerësuar kjo,” deklaroi Poter pas ndeshjes

LEXO EDHE:

Back to top button