Granatë e pashpërthyer gjendet në një kantier ndërtimi në Shkup

Granata e Luftës së Dytë Botërore u gjet të shtunën gjatë punimeve gërmuese për ndërtimin e një objekti në bulevardin Metropolitan Teodosij Gologanov në Shkup.

Ministria e Brendshme njoftoi se granata është raportuar në polici nga N.I. në orën 12:00 të pardjeshme, pas së cilës një ekip inspektimi nga Shërbimi i Sigurisë Kombëtare Shkupi kreu një inspektim dhe përcaktoi se bëhej fjalë për një granatë me origjinë nga Lufta e Dytë Botërore.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është njoftuar për largimin e sigurt të granatës”, informoi Ministria e Brendshme.

LEXO EDHE:

Back to top button