Granit Xhaka: Jemi gati që të bëjmë histori

Kombëtraja e Zvicrës do ta luajë sot (në orën 11:00) ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror në Katar. E një ditë para ndeshjes ka folur kapiteni Granit Xhaka.

“Jemi gati ta shkruajmë historinë. Jemi të përgatitur dhe besoj se kemi pasur kohë të mjaftueshme, por është më e lehtë të flasim se sa të bëjmë. Ne që nga fillimi duhet të dominojmë ndeshjen”, tha Xhaka.

30-vjeçari theksoi se kjo përbërje s’është ajo më e mira që ka Zvicra, shkruajnë mediat zvicerane.

“Nuk do të thoja se ky është ekipi më i mirë që kemi. Ne jemi gati të bëjmë histori. Jemi të qetë, duam të fillojmë mirë dhe shpresojmë me tre pikë”- theksoi kapiteni i Zvicrës.

LEXO EDHE:

Back to top button