Granit Xhaka ndjen shqetësime, del nga loja vetëm pas 15 minutash

Granit Xhaka ndjen shqetësime, del nga loja vetëm pas 15 minutash

Granit Xhaka ka lëshuar pas vetëm 15 minutash fushën në ndeshjen ndaj Wolves, pasi nuk ndjehej mirë më shëndet.

Zhvillohej minuta e dytë e ndeshjes kur mesfushori i Arsenalit, u ndalu së luajturi për të ndalur pastaj gjyqtari ndeshjen.

Shihej që ai kishte një shqetësim, që nuk kishte të bënte me dëmtimin.

Edhe pse qëndroi disa minuta jashtë, Xhaka u tentua të kthehej, por përfundimisht në minutën e 15-të u largua nga loja.

Asi i Arsenalit u zëvendësua nga nënshkrimi i verës, Fabio Vieira.

Xhaka kishte humbur vetëm 15 minuta nga të gjitha ndeshjet e Arsenalit këtë sezon, duke qenë një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Ende nuk ka lajm zyrtar se për çfarë ndodhi shqetësimi i tij dhe sapo do të ketë do të njoftoheni.

LEXO EDHE:

Back to top button