Greqi, 3 209 raste të reja ditore dhe 60 viktima nga COVID-19

Greqia konfirmoi sot 3 209 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas Organizata Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).

Ka 82 034 raste të regjistruara në Greqi që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 4 714 kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 20 917 me raste të njohura tashmë.

Gjithsej, në ventilim janë 480 pacientë.

EODY regjistroi, gjithashtu, edhe 60 vdekje të tjera, numri i përgjithshëm i të cilave arrin në 1 288.

Shpërndarja gjeografike e shifrave të sotme tregon një ngarkesë virale më të lartë në Greqinë veriore, në veçanti në rajonin e Selanikut.

LEXO EDHE:

Back to top button