Greqi, arrestohet instruktori i dytë ideologjik në komandën e ish-partisë neo-naziste
Christos Pappas, i cili ishte instruktor i dytë ideologjik në komandën e ish-partisë neo-naziste Agimi i Artë, u arrestua një ditë më parë në lagjen ‘Zografos’ të Athinës.
Pappas, i cili ishte dënuar me 13 vjet burg së bashku me udhëheqës të tjerë për krijimin e një organizate kriminale, ishte zhdukur pas vendimit.
Sipas informacioneve zyrtare, arrestimi i 59-vjeçarit erdhi pas një kontrolli të ekipit kundër terrorizmit në një apartament. Ai u transferua në selinë e policisë së Atikës, ku do të qëndrojë në paraburgim.
Në muajt në vijim ai do të paraqitet pranë Prokurorit të Përgjithshëm.
Rreth 50 ish-ligjvënës të Agimit të Artë dhe zyrtarë të lartë të partisë u dënuan në fund të një gjyqi maratonë që zgjati pesë vite e gjysmë. Ata ishin ndjekur penalisht për ndërtimin e një organizate kriminale, vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjyqi dhe dënimet ndaj zyrtarëve të Agimit të Artë u përshkruan si një nga ngjarjet më domethënëse në historinë politike greke.








