Greqi, masa më të rrepta kundrejt valës së tretë të COVID-19

Greqia nisi sot përgatitjet për përballimin e një vale të tretë të mundshme të COVID-19, ndërkohë që autoritetet shqetësohen për një rritje të mprehtë të rasteve të reja të infektimeve.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, ka thirrur një takim urgjent të Ekipit Kombëtar për Krizën e Koronavirusit, me qëllim diskutimin e procedurave kundrejt një vale të re infektimesh nga virusi.

“Ndër masat në diskutim është një bllokim edhe më i rreptë sesa ai në fuqi që nga fillimi i nëntorit”, njoftoi media greke.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, Greqia ndodhet në një pikë thelbësore në zhvillimin e pandemisë.

Numri i rasteve ka filluar të rritet sërish, pas një lehtësimi të vogël të bllokimit dy javë më parë.

Përveç kësaj, dy mutacionet e virusit, më infektuese, të identifikuar së pari në Afrikën e Jugut dhe Britaninë e Madhe, janë konfirmuar të qarkullojnë edhe në vend.

Aktualisht, Greqia është nën një bllokim të modifikuar, që përfshin mbajtjen e detyrueshme të maskave, një shtetrrethim nate, nga 21:00 dhe një ndalim të gjerë të udhëtimeve të brendshme.

LEXO EDHE:

Back to top button