Greqi, viti i ri shkollor do të nis me prezencë fizike


Viti shkollor do të fillojë më 7 shtator dhe sërish do të duhet të përballemi me sfidat e njëjta themelore. T’u përmbahemi masave individuale të higjienës dhe mbrojtjes, të mbajmë distancë dhe atje ku duhet, jashtë shkollës apo në shkollë, nëse nevojitet, të mbajmë maskë, tha zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas në intervistën për televizionin “Open”, transmeton MIA.

Para fillimit të verës, Qeveria greke mori vendim, që viti shkollor të fillojë më herët, në vend që më 11, më 7 shtator dhe sipas Pecasit, tani për tani, nuk ka ndryshime në planin konkret.

Përgatitjet për vitin e ri shkollor dhe për hapjen e shkollave, si dhe gjatë pandemisë ishin temat për të cilat është biseduar në takimin e sotëm të rregullt për Kovid-19 në Qeveri.

Është bërë vlerësim të gjendjes, janë prezantuar të dhëna të hollësishme për rastet pozitive, si dhe lidhur me shpërndarjen gjeografike, ashtu edhe lidhur me moshën dhe është marrë si përfundim se ka rritje të rasteve te të rinjtë.

Është biseduar edhe për protokollet për punë për ata të cilët do të kthehen në vendet e punës pas pushimeve verore, për çfarë kumtesa konkrete do të ketë në ditët në vijim.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, në takimin e sotëm me ministrat kompetentë dhe epidemiologët ka theksuar se Qeveria është e gatshme të ndërhyjë në nivel lokal, nëse kjo rekomandohet nga ekspertët.

LEXO EDHE:

Back to top button