Shilegov: Spërkatja kundër mushkonjave do të bëhet për dy ditë


Spërkatja e fundit e kundër mushkonjave ishte në fundjavën e 15 gushtit dhe në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik u vendos që të ketë pushim prej dhjetë ditësh. Duhej të ishte sot, por për shkak të motit me shi, u anulua për nesër, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Cak i spërkatjes janë mbi 10 mijë hektarë dhe do të bëhet për dy ditë, të cilat, siç theksoi Shilegov, do të përfshijnë të gjitha 54 vatrat e mushkonjave në territorin e Qytetit të Shkupit.

“Shpresoj që spërkatja e jashtëzakonshme do ta tejkalojë problemin, për një sezon që ishte me shumë shi që të mund të vazhdohej me mirëmbajtjen e rregullt. Deri para tre ditësh, nuk kemi pasur problem, rrethanat janë të jashtëzakonshme dhe kjo është arsyeja pse spërkatja është e jashtëzakonshme”, tha Shilegov.

I pyetur se sa do të kushtojë spërkatja e jashtëzakonshme kundër mushkonjave, Shilegov tha se marrëveshja që Qyteti i Shkupit ka lidhur për spërkatjen e mushkonjave është dy vjet, që do të thotë këtë dhe sezonin e ardhshëm dhe nuk do të kushtojë asgjë më shumë se sa parashikohet në buxhet.

“Fatkeqësisht, harrojmë që në ditët e para të gushtit kemi pasur reshje ekstreme dhe të pazakonta, për të cilat ekspertët pretendojnë se krijuan kushte natyrore për mbarështim të pakontrolluar të mushkonjave”, tha Shilegov.

Ai theksoi se ka pasur konsultime me Institutin e Shëndetit Publik për mundësinë e spërkatjes së jashtëzakonshme gjatë fundjavës.

“Sidoqoftë, duhet ta marrim parasysh shëndetin e njerëzve. Rekomandimet e Institutit janë që spërkatja me insekticide, nëse është e shpeshtë, mund ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve. Kjo është arsyeja pse u zgjodh të ketë pushim prej dhjetë ditësh, pavarësisht nga fakti që tre ose katër të fundit janë vërtet të bezdisshëm me mushkonjat. Spërkatja e fundit ishte në fundjavën e 15 gushtit dhe nuk mendoj se do të ishte mirë të krijoni përsëri mundësinë e ndotjes të mundshëm më të madhe të ajrit”, deklaroi Shilegov.

Spërkatja ishte menduar të ishte sot, por siç tha Shilegov, u anulua për shkak të motit me shi.

“Nesër në orën 04:30 do të ketë spërkatje të qytetit. Bëhet fjalë për një procedurë rreptësisht të kontrolluar, në të cilën shtojcat përzihet në prani të përfaqësuesve të prodhuesit, të Qytetit të Shkupit dhe institucioneve shëndetësore, në mënyrë që të mos rrezikohet në asnjë mënyrë siguria e qytetarëve”, deklaroi Shilegov.

LEXO EDHE:

Back to top button