Greqi / Zjarr i madh pranë kryeqytetit

Greqi / Zjarr i madh pranë kryeqytetit

Një mesazh nga numri i urgjencës 112 iu dërgua banorëve të Ano Vlychadas për të evakuuar zonën dhe për t’u zhvendosur në Megara, për shkak të zjarrit gjigant në Loutropyrgos.

Një avion zjarrfikës ”Air Tractor” bëri një ulje emergjente, ndërsa po operonte në zjarrin e egër në Loutropyrgos, Nea Peramos.

Sipas informacioneve nga Brigada e Zjarrfikëses, avioni me dy vende ka bërë uljen në ujë për shkak të dështimit të motorit. Të dy anëtarët e ekuipazhit shpëtuan.

Ndërkohë, trafiku në autostradën e re Athinë-Korinth u ndërpre.

Zjarri shpërtheu pak para orës 10:30 në një zonë pyjore të Loutropyrgos, Nea Peramos, raporton ATSH.

Të paktën 15 makina zjarrfikëse me ekuipazh prej 55 anëtarësh, tre helikopterë zjarrfikës dhe dy avionë zjarrfikës janë aktualisht duke luftuar me flakët.

LEXO EDHE:

Back to top button