Greva në arsim, dialogu Qeveri-SASHK vijon në fundjavë
Greva në arsim, dialogu Qeveri-SASHK vijon në fundjavë
Takimi i sotëm mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ashtu si të mëparshmit mbaroi pa një epilog konkret. Nga Qeveria informojnë se janë dakorduar që gjatë fundjavës të vazhdojnë takimet për të përcaktuar përqindjen e rritjes së pagave që do të planifikohet dhe potencialisht të realizohet përmes rishikimit të buxhetit. Deri të dielën në mbrëmje do të merret vesh nëse do të ketë një marrëveshje që më pas të hënën fëmijët të kthehen në shkolla dhe çerdhe. Qeveria informon se janë gatshëm të fillohet me dialogun gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje aktive të sindikatës, për zgjidhje të përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave. “Qeveria, është e hapur për dialog për arritjen e sistemit për rritjen e pagave që nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i shkaktuar nga greva dhe pakënaqësitë dhe me të cilin do të sigurohet model për rritje të pagave në sektorin publik, i cili me Marrëveshjen për pagën minimale, do të lidhet me rritjen e pagës mesatare dhe me rritjen e shpenzimeve për jetesë”- thuhet në komunikatë. Nga SASHK nuk shpalosën detaje nga takimi i sotëm, por thanë se fillimisht gjithçka do të diskutohet me këshillin./Alsat.mk








