Anti Korrupsioni: Ministria e Arsimit ka dorëzuar dokumentin për djalin e Talat Xhaferit, por jo të plotë

Anti Korrupsioni: Ministria e Arsimit ka dorëzuar dokumentin për djalin e Talat Xhaferit, por jo të plotë

Gazetar: Mefail Ismaili

Institucionet zvarrisin lëndët e Komisionin për anti korrupsion, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me shkelje të procedurave ligjore. Kështu ndodh edhe me dy lëndë të cilat i ka hapur antikorrupsioni, atë për Barlet Xhaferrin dhe për Besmira Ejupin. Kryetarja e Komisionit për Anti korrupsion, Biljana Ivanovska, tha se e kanë marrë dokumentin të cilin e prisnin nga Ministria e Arsimit, lidhur me lëndën e djalit të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Barlet Xhaferi, megjithatë nuk është i plotë.

Po, por përgjigjja nuk është e plotë, kështu që patjetër të konsultohemi edhe pak dhe të marrim vendim përfundimtar… Po nuk është i plotë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.

Alsat mëson se Barlet Xhaferi nuk i ka plotësuar kushtet për pjesëmarrje në provim të jurisprudencës pasi në kohën e dhënies së provimit nuk e kishte dorëzuar ende diplomën e masterit, kusht për vërtetimin e posedimit të 240 kredive të nevojshme për të hyrë në provimin e jurisprudencës. Nga ana tjetër në seancën e sotme Anti Korrupsioni duhej të dilte me detaje edhe për rastin e Besmira Ejupit, e cila në të njëjtën kohë kishte marrë paga nga më shumë institucione.

“Ne e punojmë lëndën me kolegen, dokumentet i kemi të siguruara nga të gjitha institucionet megjithatë e konstatuam se na mungojnë dëshmi të caktuara për punën që është siguruar nga ana e saj, kështu që tashmë janë dorëzuar kërkesa të reja deri tek institucionet për plotësimin e dokumenteve. Kur do të sigurohen edhe ata dokumente nuk do të ketë arsye për shtyrje dhe shpresoj se në seancën e radhës do të dalim me këtë lëndë”, deklaroi Katica Nikollovska, Anti Korupsion.

Nga Anti korrupsioni thonë se duan që sa më shpejtë t’i mbyllin rastet pasi kanë shumë lëndë për të punuar, por shtojnë se nuk mund ta bëjnë këtë pa pasur informatat dhe dokumentet e plota nga institucionet përkatëse./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button