Greva në Qendrën e Provimeve, rrezikohet Matura Shtetërore

Greva në Qendrën e Provimeve, rrezikohet Matura Shtetërore

Sindikata e Qendrës shtetërore të Provimeve ka filluar grevë të përgjithshme, për shkak se nuk u pranua kërkesa për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes kolektive nga Ministria e Financave. Nga Qendra njoftuan se të gjitha proceset të cilat janë në kompetencë të saj si matura shtetërore, testimet dhe provimet e tjera do të pezullohen deri në gjetjen e gjuhës së përbashkët me Ministrinë e Financave. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri apeloi që drejtoresha dhe të punësuarit e Qendër së Provimeve të komunikojnë me institucionet e tjera dhe të presin zgjidhje. Shaqiri tha se matura shtetërore nuk duhet të vendoset aspak në rrezik.

“Rrogat tona u harruan, me rritjen e pagës minimale tashmë dy herë, u rritën vetëm ata me pozicionin më të ulët, përkatësisht ata me minimale. Erdhëm në situatë ku kemi barazim të pagave të 11 personave nga gjithsej 29 të punësuar në qendrën shtetërore për provime, do të thotë nga shërbimi për sigurim e deri tek pozita nën këshilltar pagat janë të barabarta me pagën minimale”, deklaroi Emilija Boshkovska, kryetare e Sindikatës së QSHP.

“Mesazhi im për të gjithë të punësuarit së bashku me drejtoreshën është që të komunikojnë me institucionet e tjera dhe të presin që të zgjidhet Marrëveshja e përgjithshme kolektive. Në këtë mënyrë t’i tejkalojnë problemet dhe të mos vihet në pikëpyetje matura shtetërore, sepse kemi edhe përgjegjësi juridike për këto ndodhi”, u shpreh Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button