Greva treditore e mjekëve amë nuk dha rezultat, ky është hapi i ardhshëm

Greva treditore e mjekëve amë nuk dha rezultat, ky është hapi i ardhshëm

Gazetar: Adnan Qaili

Mbaron greva treditore e mjekëve amë. Epilog nuk ka. Kërkesat e tyre për rritje të koeficientit të çmimit për shërbimet e mjekësisë primare mbeten në pritje të autoriteteve shëndetësore, shkruan Alsat.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk pranojnë kërcënime në rrethana të grevës për të biseduar vetëm për rritje pagash.

Ata kërkojnë që së pari të rritet cilësia e punës së mjekëve amë pastaj ajo të shpërblehet.

Ministri Shëndetësisë Sali tha se kjo zgjidhje është definuar në ndryshimet ligjore që janë në fazën finale.

“Ne negociojmë 8 muaj, jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kushtëzimi i llojit do të mbajmë grevë nuk është mënyrë e gjetjes së zgjidhjes. Janë informuar krerët e atyre shoqatave që deri ku kemi arritur me bisedimet apo të aprovojmë vetëm 2 nga 20 pikat. Ne duam gjitha kërkesat legjitime ti mundësojmë për të bërë reforma në mjekësinë primare, të rritet efikasiteti i punës së mjekëve amë në gjithë vendin”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Kjo formë e protestës tre ditore, nuk ju pëlqeu autoriteteve shëndetësore, duke theksuar se mbetën pacientët pa marr shërbimet mjekësore. Por, nuk dihet afati se kur mund të realizohet premtimi që ju është dhënë nga ky pushtet që koeficienti i çmimit tu bëhet 90 denarë për çdo pacient në muaj. Nga Shoqata e mjekëve amë thonë se nuk janë kontaktuar nga Ministria e as nga Fondi Shëndetësor.

Nga kjo shoqatë thonë se nuk do të zmbrapsën nga kërkesat e tyre dhe hapi tjetër janë protestat.

“Me prioritet e kemi rritjen e koeficientit të çmimit për shërbimet shëndetësore, nuk dimë nëse në Qeveri apo Ministria e Financave, dikush duhet të merr vendim. Me gjithë këto shtrenjtimet e çmimeve, për pesë vjet rresht gjithandej ka pasur lëvizje vetëm në sektorin tonë kemi ngecje. Hapi radhës është protesta”, thonë nga Shoqata e mjekëve amë.

Greva mjekëve amë që filloi të hënën mbaroi të mërkurën pa arritur rezultatet e dëshiruara. Ata vendosën që me anë të një proteste tre ditore, të mos japin udhëzime dhe receta, për t’ju rritur vlerën e pagesës për shërbimet mjekësore. Sipas kontratave që doktorët amë privat lidhin me Fondin Shëndetësor, për çdo pacient në muaj marrin nga 63 denarë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button