Grizman: Duam të fitojmë La Liga, mund t’ia dalim

Sulmuesi i Barcelonës, Antoan Grizman është optimist për titullin në La Liga, pas fitores ndaj Viljarrealit. Francezi ishte vendimtar në fitoren ndaj Viljarrealit, duke shënuar dy gola. Grizman pas ndeshjes tha se e gjithë skuadra duan ta fitojnë ligën dhe që do provojnë të fitojnë çdo ndeshje.

 

 

“Ne të gjithë duam ta fitojmë La Ligën. Duam të provojmë të fitojmë çdo ndeshje, është e vetmja mënyrë që të bëhemi kampion, nuk do jetë e lehtë, por mund ta arrijmë. Provoj të ndihmoj skuadrën. Është krenari për mua të jem te Barcelona me këta bashkëlojtarë. Duhet të punoj për skuadrën”, përfundoi sulmuesi francez.

Barcelona renditet në pozitën e tretë me 71 pikë, dy me pak se lideri Atletiko Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button