Zekirja Ramadani: Derbi i vërtetë me luftë sportive

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, u shpreh i lumtur pas fitores 2:1 kundër kampionit në fuqi, Dritës në Gjilan.

 

 

“Derbi i vërtet me shumë luftë sportive. Dy ekipet e dhanë maksimumin. I uroj futbollistët për fitoren, angazhimin. E deshën më shumë fitoren se Drita, krijuam raste më shumë se Drita dhe në fund na u shpërblye me tre pikë. Këto tre pikë nuk na e kanë sjell titullin, por na jep qetësi dhe vetëbesim më të lartë, sepse kur t’i mposhtësh dy rivalët direkt në fushat e tyre, atëherë me të vërtet bëhet fjalë për kualitet. Uroj të qëndrojmë me kokën ulur, sepse s’ka mbaruar ende asgjë, por të vazhdojmë punën tonë maksimalisht deri në fund”, tha Ramadani për faqen e FC Prishtina.

Prishtina tani për tani renditet në vend të tretë me 63 pikë, ka një me pak se Ballkani dhe Drita pas 30 jave në elitën e futbollit të Kosovës./Botasot/

LEXO EDHE:

Back to top button