Grozhan tregon “plagët” e mara në Bahrein

Piloti i skuadrës “Haas” në F1, Romen Grozhan, 11 ditë pas aksidentit të frikshëm në Çmimin e Madh të Bahreinit deklaron se është “50 për qind” në shëndet të plotë. Ai i mbijetoi për mrekulli një përplasjeje të dhunshme me makinën e tij të ndarë më dysh në Bahrein, më 29 nëntor.

I kthyer 50%. Jam shumë i lumtur që kam dorën time të djathtë pa fasho. E kam kremosur me bollëk gjatë gjithë ditës, por është shumë mirë ta shohësh në një formë kaq të mirë. Tani po pres që të më shërohet dora ime e majtë,” shkroi ai në Instagram, duke postuar dy fotografi të dorës së tij të djathtë.

 

Mjekët kanë arritur të qetësojnë zonën e djegur deri në një farë mase dhe fotot tregojnë se lëkura tani po riparohet.

 

LEXO EDHE:

Back to top button