Milani dhe Totenhami, sigurojnë vendet e para

Skuadra e Milanit e mbylli mission më sukses në pragë, duke mundur Spartën me 1-0 me golin e Hauges, në minutëm e 23-të. Dhe falë suksesit 3-2 te Seltik Glasgout ndaj Lilles,  e mbyllin Grupin H në Ligën Europa në vendin e parë, me 13 pikë, dy më shumë se francezët e Lilles.

E mbyll fazën e grupeve në vendin e parë edhe Tottenhami, që fitoi 2-0 ndaj Antverpit me gola të Karlos Vinisius dhe Los Celsos. Londinezët parakaluan në sprintin final në Grupin J pikërisht belgët, që e mposhtën 2-0 ekipin e Mourinjos në sfidës e zhvilluar në Belgjikë. Po në këtë grup, LASK Linzi fitoi 3-1 ndaj Ludogorets.

Në Grupin K, Volfsberger e siguroi kualifikimin pasi mposhti 1-0 Fejnordin e Roterdamit, me gol të Loveljic, ndërsa Dinamo e Zagrebit, që e kishte siguruar më parë kualifikimin, iu imponua 3-1 CSKA-në e Moskës.

Makabi Tel Aviv ruajti vendin e dytë në Grupin I, pasi mposhti një rival direkt si Sivaspori me rezultat të ngushtë 1-0.

Rezultatet:

Braga – Zoria Luhansk                    2-0

Seltik – Lille                                     3-2

  1. Zagreb – CSKA Moscë                3-1

Hofenheim – Gent                           4-1

Lester – AEK Athens                        2-0

Liberec – Crvena zvezda                 0-0

Ludogorets – LASK                         1-3

Makabi Tel Aviv – Sivasspor            1-0

Sparta Pragë – AC Milan                 0-1

Totenham – Antverp                        2-0

Volfsberger AC – Fejnord                1-0

LEXO EDHE:

Back to top button