Gruaja e Alec Baldwin thyen heshtjen pas vrasjes aksidentale

Gruaja e Alec Baldwin, Hilaria, ka thyer heshtjen pas vrasjes aksidentale së kinematografes Halyna Hutchins. Hutchins ishte duke punuar si drejtore e fotografisë në xhirimet e filmit të ardhshëm “Rust”, kur u qëllua për vdekje në xhirime, të enjten e kaluar pasi aktori kishte një armë. Më vonë doli se arma përmbante fishekë.

42 vjeçarja u transportua me helikopter në spital pasi u plagos në shesh por u konstatua e vdekur nga stafi mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Duke postuar një deklaratë në Instagram të hënën, Hilaria shkroi: “Zemra ime është me Halyna. Burrin e saj, djalin e saj, familjen dhe të dashurit e tyre. Dhe Alec-u im. Thuhet se nuk ka fjalë sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen për një aksident kaq tragjik. Zemërthyer, humbje, mbështetje”.

LEXO EDHE:

Back to top button