Gruaja e Macronit paralajmëron padi pas thashethemeve se është burrë

Gruaja e Macronit paralajmëron padi pas thashethemeve se është burrë

Zonja e parë e Francës ka thënë se do të marrë masa ligjore pas përhapjes së thashethemeve në Twitter se ajo është lindur burrë dhe e ka pasur emrin Jean-Michel Trogneux.

Brigitte Macron, 68-vjeçare, do t’i padisë nxitësit e teorisë së çuditshme konspirative, raportoi gazeta franceze, “Le Figaro”.
Thashethemet nisën në shtator, kur revista djathtiste, “Faits et Documents” kishte publikuar një artikull duke pretenduar se ka kryer një hulumtim 3-vjeçar për zonjën Macron dhe se teoria është përkrahur nga shumë ekspertë.

Më 10 dhjetor,gazetarja që pretendoi se e ka kryer hulumtimin, Natacha Rey, dha një intervistë për këtë teori që zgjati gati katër orë. Videoja u fshi, por jo para se të merrte rreth 470.000 shikime, shkruan Independent.

Disa ditë më vonë, më 13 dhjetor, thurja #JeanMichelTrogneux u bë një ndër më të popullarizuarat në Tëitter në Francë duke u përdorur mbi 66.000 herë. Kjo ishte tema më e diskutuar në rrjetin e njohur social për disa ditë.

Kjo nuk është hera e parë që një grua e njohur është goditur nga ky lloj i thashethemeve. Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, dhe Jacinda Ardern, kryeministre e Zelandës së Re, gjithashtu kanë qenë viktima të teorive konspirative rreth gjinisë së tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button