Grupi “Dhoma Publike” krijuesit dhe administratorit u kushtoi katër vite burg

Grupi “Dhoma Publike” krijuesit dhe administratorit u kushtoi katër vite burg

Gazetar: Igor Stefanovski

Gjykata Penale ka dënuar me katër vite burg krijuesin dhe administratorin e “Dhoma Publike” në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndaheshin përmbajtje seksuale, shkruan Alsat.

Gjykata i shpalli fajtorë Darko Kostovskin dhe Mihail Panevskin për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve”.

Në grupin “Dhoma Publike” është shpërndarë video pornografike e një fëmije 3 – 4 vjeç nga një anëtar i panjohur i grupit dhe të dy të dënuarit nuk e kanë penguar përhapjen e videos.

“Gjykata ka marrë parasysh të gjitha rrethanat e nenit 39 të Kodit Penal, kështu që si rrethana rënduese ka vlerësuar rrezikshmërinë shoqërore të kryerjes së kësaj lloj vepre penale, ashpërsinë e kërcënimit apo cenimit të të mirës së mbrojtur, të drejtat e fëmijëve, zhvillimin e tyre, mbrojtjen nga abuzimi seksual dhe respektimi i dinjitetit të fëmijëve, pra zhvillimi i duhur, mbrojtja nga abuzimi seksual i popullatës së re”, tha Biljana Koçevska, gjykatëse.

Avokatët paralajmëruan ankesë kundër aktgjykimit, i cili është dënimi më i ulët për një vepër të tillë – “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë për fëmijë”.

“Ne prisnim aktgjykim me lirim dhe për këtë, pasi ta marrim aktgjykimin në gjykatë, sigurisht që do të apelojmë. Presim që Gjykata e Apelit ta shfuqizojë”, u shpreh Petro Januara, avokat i Darko Kostovskit.

“Duke pasur parasysh faktin se gjatë gjithë kohës kemi pretenduar se i pandehuri nuk e ka kryer veprën në fjalë dhe që gjatë gjithë kohës kemi aluduar se nuk ka prova që të sugjerojnë këtë, e drejta ligjore për ankesë ndaj këtij aktgjykimi qëndron”, tha  Ivanka Jakimovska, avokate e Mihail Panevskit.

Publiku u trondit para dy vitesh nga shpërndarja e përmbajtjeve seksuale mes anëtarëve të një grupi të shoqëruara me komente të papërshtatshme dhe fyese. Pas kësaj është paralajmëruar vepër e re penale– “ndjekës”, e cila dënohet me burgim deri në pesë vjet. Zgjidhja ligjore është në procedurë parlamentare./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button