Grupi Houthi i pranon sulmet ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Kuq

Grupi Houthi i pranon sulmet ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Kuq

Grupi Houthi i Jemenit ka marrë përsipër një tjetër sulm ndaj një anijeje me flamur të Liberisë në Detin e Kuq.

Zëdhënësi i ushtrisë Houthi, Yahya Saree, tha se Transëorld Navigator ishte shënjestruar me “një varkë sipërfaqësore pa ekuipazh” që çoi në një goditje të drejtpërdrejtë në anije.

Ky është sulmi i dytë i tillë në anijen tregtare që është marrë përsipër nga grupi këtë fundjavë, pasi Houthi thanë se u godit drejtpërdrejt nga një raketë në Detin Arabik dje.

Houthi gjithashtu deklaroi se shënjestruan një anije të dytë sot – Stolt Sequoia – e cila u sulmua me raketa në Oqeanin Indian.

Ata nuk thanë se kur ndodhën sulmet, shkruan Skynews.

LEXO EDHE:

Back to top button