Guardiola, arrin deri te 500 pikë në Premierligë

" "

Pep Guardiola, trajner i Mançester Sitit, vendosi rekord të ri në Premierligën e Anglisë.

Trajneri spanjoll, pas barazimit 1-1 ndaj Sautemptonit, regjistroi 500 pikë të arkëtuara në Premierligë, duke kaluar rekordin e Hoze Murinjos, i cili arriti këtë shifër me 231 ndeshje, ndërsa trajneri spanjol kishte nevojë vetëm për 213 ndeshje që të arrijë derite 500 pikë.

Pas tyre është Jyrgen Klop me 236 ndeshje, duke lënë pas Aleks Fergusonin me 242 ndeshje.

Ndërkohë mediat britanike raportojnë se Guardiola mund të bëhet trajneri i kombëtares së Holandës pas 18 muajsh, ose më saktë kur të ketë përfunduar kontrata e tij me Mançester Sitin.

LEXO EDHE:

Back to top button