Skuadra e Real Madridit u ndal në barazim 2-2 në shtëpi, në ndeshjen përballë skuadrës së Elche, ku u lëndua edhe Karim Benzema. Vendasit mund të shkonin në epërsi në minutën e 33’ të takimit, por Karim Benzema humbi një penallti, që në fund doli të ishte vendimtare. Mysafirët ndëshkuan këtë gabim dhe në minutën e 42’ shënuan për 0:1, me anë të Boje. Derisa Real Madrid tentonte të barazonte rezultatin, një tjetër dalje e mysafirëve rezultoi me gol. Ishte minuta e 76’ me Milla si akter kryesor.
Reali nuk u dorëzua dhe deri në fund provoi për së paku një pikë. Luka Modriç shënoi në minutën e 82’ nga pika e bardhë, kurse Eder Militao shënoi për 2:2 në minutën e 90+2’, pas asistimit nga Vinisius Xhunior. Në këtë ndeshje një dëmtim muskulor pësoi edhe Karim Benzema, i cili rrezikon të humbas ndeshjen ndaj PSZH.
Reali shkon në 50 pikë në krye të tabelës dhe me këtë hap fals i jep gjasa rivalëve në garë për titull. Elçe merr pikën e 25-të për pozitën e 14-të në klasifikimin e tabelës së La Liga.








