Guardiola: Kemi luajtur me një dhimbje në stomak nga viti i kaluar

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola pas ndeshjes u shpreh i lumtur me kalimin në finale duke thënë se skuadra e tij bëri ndeshje spektakolare.

“Ne kemi luajtur një vit me dhimbje në stomak për shkak të asaj që ndodhi vitin e kaluar. Dhe sot nxorëm gjithçka jashtë, sjellja ishte fantastike dhe ndeshja ishte spektakolare. Jemi shumë të lumtur që jemi në finale. Këtë herë vendosa një lojtar pak më thellë në mesfushë në krahasim me ndeshjen e parë dhe kishim më shumë rrjedhshmëri në sulm. Kemi pasur një sjellje perfekte gjatë një viti me kaq shumë dhimbje. Siç tha Kroos, nëse ne do të kishim fituar 6, 7 apo 8 në ndeshjen e parë vitin e kaluar, asgjë nuk do të kishte ndodhur. Por ishte një ndeshje me diferencë të ngushë dhe “Bernabeu” mbetet “Bernabeu,” tha Guardiola pas ndeshjes.

Ai foli edhe për finalen kundër Interit.

“Një ekip italian mbetet një ekip italian. Do të duhet të luftojmë shumë, Por kemi kohë, tani të bëhemi kampionë të Anglisë. Por për momentin ja ku jemi, na ka buzëqeshur fati këtë vit”, deklaroi Guardiola.

Man. Siti dhe Interi do të ballafaqohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor./Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button