Ekspertët tregojnë se si të silleni pas pushimit të lehonisë

Ekspertët tregojnë se si të silleni pas pushimit të lehonisë

Rikthimi në punë pas pushimit prindëror është i vështirë. Ju keni qenë jashtë rrjedhës së punës për muaj ose për një vit të plotë dhe po ktheheni si një person tjetër me prioritete dhe shqetësime të reja.

Kjo është shpesh dërrmuese. Pra, si mund t’i bëni javët e para të kthimit në zyrë sa më të qeta? Nëse keni zgjidhjen, është më mirë të qetësoheni ngadalë apo të hidheni menjëherë? Si duhet t’i menaxhoni marrëdhëniet tuaja me shefin dhe kolegët tuaj? Ndoshta dhe pyetja më e rëndësishme është se ku mund të drejtoheni për të marrë mbështetjen emocionale dhe inkurajimin që ju nevojitet gjatë kësaj kohe?

Çfarë thonë ekspertët?

Kthimi në punë pasi që keni qëndruar në shtëpi me fëmijën tuaj është “një tranzicion që nuk i ngjan asnjë tranzicioni tjetër”, thotë Daisy Wademan Dowling – themeluesja e Workparent, një firmë këshillimi për prindërit. Ajo shton se gjithçka ndryshon – nga programi praktik i përditshëm tek përgjegjësitë e reja si prind deri tek identiteti juaj në kuptimin se si e keni parë veten gjatë gjithë jetës suaj.

I gjithë ky tranzicion bëhet derisa kujdesin për një bebe e cila nuk është duke fjetur mirë dhe gjithë këtë përvojë e përshkruan si një përshtatje intensive fizike dhe psikologjike.

“Mund të mos ndiheni gati të lini fëmijën tuaj. Ose mund të ndiheni edhe fajtor për vendimin tuaj për t’u kthyer në punë në radhë të parë. E gjithë kjo është normale. Por, kjo nuk e bën atë më pak dërrmuese. Kthimi në punë është një sfidë dhe nuk ka një rrugë të përsosur. Kini besim se do ta ecni mirë”, thotë Denise Rousseau, profesoreshë e sjelljes organizative dhe politikave publike në Universitetin Carnegie Mellon.

Tregohuni e mirë me veten

Gjërat e para së pari. Dowling rekomandon që të përpiqeni të mos e matni temperaturën tuaj emocionale në dy deri në tre javët e para kur jeni kthyer në punë pasi që jeta juaj ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

“Do të jeni të lodhur, të frustruar dhe plot dyshime për veten, ndoshta edhe në konflikt nëse do të ktheheni në punë apo të qëndroni në shtëpi.”, thotë ajo. Sipas saj shumë njerëz kthehen nga pushimi i lehonisë dhe mendojnë ta lënë punën. Por vetëm sepse ndiheni e dëshpëruar ose e shqetësuar tani nuk do të thotë se do të ndiheni kështu përgjithmonë.

“Është një kohë kur jeni më emocionale. Kujtojini vetes se është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Mos i shpërfillni ndjenjat tuaja, por kujtojani vetes se gjithçka do të kalojë. Mos u trego shumë i ashpër me veten,” pohon tutje Rousseau.

Merrni parasysh orarin tuaj

Rikthimi në punë nuk do të jetë kurrë i lehtë, por ka shumë aspekte të tij që mund t’i menaxhoni dhe planifikoni. Mund të pyesni nëse mund të ktheheni gradualisht duke punuar disa ditë në javë ose rifilloni punën me kohë të plotë që nga fillimi. Jo të gjithë kanë një opsion, por nëse e bëni, është e arsyeshme të merrni parasysh të mirat dhe të këqijat e secilit opsion.

Lehtësimi duke punuar me kohë të pjesshme në fillim ju lejon të mësoni se si ta bëni punën që keni bërë më parë ndryshe. Kjo ju ndihmon edhe të hiqni për pak kohe presionin nga dinamika në shtëpi. Megjithatë kthimi me orar të plotë menjëherë ju lejon të “rifilloni karrierën që keni pasur më parë”.

Bëni disa vrapime praktike

Kthimi nga pushimi i lehonisë shpesh përfshin të ndërmerrni disa veprime të reja logjistike përnjëherë. Dowling këshillon të përpiqeni t’i bëni disa gjëra paraprakisht. Filloni me gjërat bazë: Dita e parë që ktheheni në punë nuk duhet të jetë dita e parë që fëmija juaj shkon në çerdhe ose qëndron në shtëpi me një dado të re. Ajo rekomandon të bëni të paktën disa ushtrime ose t’i kërkoni dados tuaj të fillojë një javë më herët. “Mësojeni fëmijën tuaj me procesin dhe lejoni të mësohet me dadon,” thotë ajo. Mundohuni që një javë më herët të ndiqni një ritual që i ju përgatit për kohën kur ju do të ktheheni përsëri në vendin tuaj të punës.

Bëjeni një bisedë me shefin tuaj

Ndoshta jo në ditën tuaj të parë të kthimit, por në një moment, ju duhet të keni një bisedë të sinqertë dhe me shefin tuaj për realitetet e reja të jetës tuaj, pasi që ato e ndikojnë edhe punën tuaj. Pohojani shefit tuaj se javën e ardhshme ju mund të ndiheni më e ngarkuar emocionalisht, por përsëri ju e keni përkushtimin e njëjtë për punën dhe kompaninë ku punoni. Mendoni se çfarë keni nevojë nga punëdhënësi juaj dhe si ta bëni situatën tuaj të re të funksionojë sa më mirë për ju, por edhe për kompaninë. Ekspertët rekomandojnë që të sillni projekte për të cilat dëshironi të vlerësoheni dhe angazhime të reja në të cilat mund të përfshiheni.

Rousseau rekomandon të kërkoni këshillën e shefit tuaj se si të rihyni me sukses. Jini të sinqertë dhe realistë për atë që mund të arrihet në javët dhe muajt e parë të punës.

Vendosni pritshmëri me kolegët

Kini kujdes se si i menaxhoni marrëdhëniet me kolegët filloni një kapitull të ri në jetën tuaj të re të punës. Shumë prindër kthehen nga pushimi me mendimin se do të përshtaten.

“Nëse nuk hyni me një ide të qartë se cilat janë oraret dhe planet tuaja, të tjerët do të bëjnë supozime. Komunikimi është kritik. Jini të drejtpërdrejtë se si dhe kur do të punoni. Bëni orarin tuaj të parashikueshëm. Për shembull, nëse duhet të largoheni çdo ditë në orën 17:00, atëherë njerëzit do të dinë të mos vijnë nga zyra juaj në orën 16:59 që të bisedojnë me ju”, thotë ajo. Kështu e krijoni një standard se çfarë prisni nga kolegët dhe së bashku do të përshtateni në ambientin e përbashkët të punës./ AkademiPune

LEXO EDHE:

Back to top button