Sonte mësohen finalistët në Ligën Evropa, nxitje në Spanjë e Gjermani

Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të përcaktohen edhe finalistët e Ligës së Evropës. Dueli më interesant pritet të zhvillohet në “Ramon Sançez Pizhuan” me Seviljan që e pret Juventusin. Ndeshja e parë gjysmëfinale në Torino u përmbyll 1:1, andaj sfida e sotme do të jetë përcaktuese.

“Luftë” për një vend që dërgon në finale do të zhvillohet edhe në “BayArena”. Leverkuzeni dhe Roma e luajnë ndeshjen e kthimit, ndërsa “Giallorossi” triumfoi 1:0 në takimin e parë në stadiumin “Olimpiko” por ky rezultat minimal nuk ishte i mjaftueshëm për të siguruar kualifikimin. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button