Guardiola: Nuk është faji im që menduat se do të fitojmë me 6-0

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola u befasua nga gazetarët në konferencë për shtyp pas ndeshjes. Ai mori një përgjigje nga një gazetar: Të gjithë menduan se do ta shihnim Sitin duke shkatërruar Real Madridin.

Kurse përgjigja e teknikut spanjoll ishte siç vijoi biseda.

“Kush janë të gjithë? A e dini kundër kujt po luajmë? A e dini sa tituj të Ligës së Kampionëve kanë? Nuk është faji im që menduat se do të fitonim 6-0.”

Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad” javën e ardhshme, në orën 21:00, ku edhe mësohet finalisti i Stambollit.

LEXO EDHE:

Back to top button