Bakhmut, vdes teksa raportonte gazetari francez

Bakhmut, vdes teksa raportonte gazetari francez

Një gazetar francez është vrarë teksa raportonte nga zona e luftës në Ukrainën lindore. 32-vjeçari Arman Soldin, i cili punonte për agjencinë e lajmeve AFP, vdiq të martën pasi u godit nga raketa pranë Chasiv Yar, në perëndim të Bakhmutit, i cili çdo ditë është në shënjestër të forcave ruse.

Një ekip gazetarësh u sulmua rreth orës 16:30 me orën lokale, ndërsa ishte me një grup ushtarësh ukrainas.

Ai ishte pjesë e ekipit të parë të AFP-së që shkoi në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar dhe jetonte atje që nga shtatori.

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet për gazetarinë vrarë në vijën e parë të luftës.

“Me guxim, që nga fillimi i konfliktit ai ishte në front për të vërtetuar faktet. Për të na informuar. Ne ndajmë dhimbjen e familjes së tij dhe të gjithë kolegëve të tij”, shkroi Macron në Tëitter.

Kryetari i AFP, Fabrice Fries, tha se agjencia e lajmeve ishte “shkatërruar” nga vdekja e Soldin, për të cilën ai tha se ishte një “kujtim i tmerrshëm i rreziqeve me të cilat përballen gazetarët çdo ditë që mbulojnë konfliktin në Ukrainë”.

Drejtoresha e agjencisë për Evropën, Christine Buhagiar, e kujtoi Soldin si “entuziast, energjik dhe trim” dhe tha se ai ishte “plotësisht i përkushtuar për profesionin e tij”.

Deputetët në të gjithë spektrin politik qëndruan në Asamblenë Kombëtare të Francës dhe bënë homazhe për Soldin.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës shprehu “ngushëllimet e saj të përzemërta” për familjen dhe kolegët e Soldin duke thënë: “Ai ia kushtoi jetën informimit të botës për të vërtetën. Trashëgimia e tij, si dhe kauza e tij, do të jetojë”.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu shprehu ngushëllimet, duke thënë se bota ishte “borxh” ndaj gazetarëve që kishin humbur jetën “ndërsa ndriçonin tmerret e pushtimit rus”.

Soldin, i cili ka lindur në Bosnje, është gazetari i 15-të që vritet ndërsa raportonte për luftën në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Të paktën dy gazetarë të tjerë francezë janë vrarë që mbulonin konfliktin, Pierre Zakrzeëski dhe Frederic Leclerc-Imhoff.

LEXO EDHE:

Back to top button