VIDEO / Topi jashtë loje, reagon edhe Karlo Ançeloti

Në momentin kur Man. Siti barazoi rezultatin gjatë aksionit të gjatë pati një moment kur Bernando Silva mori topin në vijat e fushës. Sistemi i teknologjisë “VAR” nuk reagoi fare në këtë moment, kurse “beIN Sports” ka publikuar pamjet e tyre dhe shihet se topi kishte kaluar vijën.
A bola saiu no golo do Man City, segundo a tecnologia da beIN. pic.twitter.com/pANdGz4bNX
— B24 (@B24PT) May 9, 2023
Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti ka reaguar pas ndeshjes duke ia lënë fajin gjyqtarit dhe sistemit të teknologjisë.
“Për mua topi shkoi jashtë, por jo sipas gjyqtarit. Nuk e kuptova pse nuk e shikuan VAR-in”, u shpreh Ançeloti pas ndeshjes
Ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad” javën e ardhshme, e mërkurë në orën 21:00, ku edhe mësohet finalisti i Stambollit në Ligën e Kampionëve.